Bëhu anëtar në Byggnads!

Byggnads është organizata sindikale për të gjithë punëtorët e ndërtimit që punojnë në Suedi. Së bashku bëhemi më se 100 000 anëtarë të fuqishëm, krenarë dhe të sigurt. Si një organizatë sindikale, ne punojmë për paga më të mira dhe një mjedis më të sigurt pune.

Ne negociojmë kontrata kolektive me punëdhënësit, mbrojmë të drejtat tuaja në punë dhe ju japim mbështetje në rast sëmundjeje ose papunësie. Kur lindin komplikime tek puna, si p.sh. nëse nuk ju jepet rroga e drejtë ose nëse nuk ju ofrohen kushte të drejta, ne ju vijmë në ndihmë. Me ne ju përfitoni edhe sigurime të ndryshme dhe beneficione të tjera.

Dëshironi të dini më tepër? Lexoni se përse ju duhet të bëheni pjesë e Byggnads! Hidhni një sy edhe kushteve të anëtarit.

Offer for new union members

Për 3 muajt e parë kushton 300 korona. 

Pas 3 muajsh, tarifa është 560 korona në muaj. Mirë se vini në bashkimin e punonjësve të ndërtimit.

Become a member!

Me rrëndësi!

  • Nuk ju pushojnë dot nga puna vetëm që jeni bërë anëtar në sindikatë.
  • Është e drejta e juaj ligjore për të qenë anëtar në sindikatë.
  • Nuk ka nevojë t’i tregoni shefit tuaj nëse nuk keni dëshirë.
  • Anëtarësimi juaj fillon sot dhe në vazhdim.

Kujdesu për të drejtat e tua në punë

Mos lejo të të keqpërdorin! A e dini se keni të drejta sipas ligjit dhe kontratës ose marrëveshjes kolektive? Këto të drejta kanë ardhur si rrjedhim i përpjekjeve sindikaliste për më shumë se 100 vjet. Detyra e sindikatës Byggnads është që të sigurojë se kushtet për anëtarët tanë të jenë sa më të mira që të jetë e mundur.

Download